Emra të mëdhenj të skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, duke patur të gjithë një lidhje me Shqipërinë do te bëhen bashkë për festimin e Javës së Europës.
Duke filluar nga sot e deri në datën 10 maj. Por me një ndryshim kushtëzuar nga COVID 19. Të gjitha këto do të jenë koncerte online. Aty do të ketë shumë artistë, por ai që do të finalizojë është Al Bano Carrisi.
“Slogani është; të jemi më të fortë sëbashku. Kjo është edhe idea, pikërisht që ne gjatë kësaj jave të festojmë këtë solidaritet që është treguar gjatë këtyre javëve.
Solidaritetin që qytetarët shqiptarë kanë treguar ndaj njëri tjetrit, por edhe miqve të tyre”.
Disa prej artistëve janë shumë të njohur si Antonio Diodato, i cili ka fituar edhe Sanremo-n. Gjatë Koncertit të Ditës së Europës unë do të jem i ftuar nga një nga këngëtarët më të njohur shqiptar, Alban Skënderaj. E së fundmi më 10 maj është surpriza më e madhe, Al Bano Carrisi, që do të këndojë për lirinë dhe lumturinë.
“Ishte një ftesë e ambasadorit bullgar, i cili duke ditur që unë jam soliste edhe në operan e Sofjes e kërkoi këtë bashkëpunim për këtë eveniment të rëndësishëm. Është një koncert Pucinian, me ariet më të bukura për soprano. Do ketë dosa kanconeta dhe mbyllet me dy pjesë shqiptare”.
Por a është treguar mjaftueshëm solidare Europa në këto ditë të vështira?
“Bashkimi Evropian ka dhënë asiatencë financiare jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Madje unë edhe sot do të kem mundësi tju dorëzoj autoriteteve shqiptare shumë pajisje personale mbrojtëse. Për të treguar që ne jemi këtu për të ndihmuar”. /Jetona Kocibelli/
Top Channel