Shpërthim në një ndërtesë në Francë, të paktën gjashtë të vdekur, përfshirë dy fëmijë
Fotografitë, të cilat duket se tregojnë standarde të dobëta të sigurisë në laboratorin kinez në qendër të dyshimeve ndërkombëtare mbi Covid-19 janë fshirë nga faqja e saj në internet – pasi presidenti Donald Trump vazhdon të rrisë presionin mbi Pekinin për rolin e tij të mundshëm në shpërthim.
Gjatë muajit të kaluar, Instituti i Virologjisë i Wuhan ka hequr fotografi të shkencëtarëve që punojnë në laboratorët e saj dhe redaktoi referenca për vizitat nga diplomatët amerikanë, të cilët më pas ngritën alarmin për punën e laboratorit në lakuriqët e natës.
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se kriza globale e ka origjinën e saj në këtë institut .
Materiali i redaktuar përfshin një faqe në faqen e internetit të institutit që tregon fotografi të stafit që hyjnë në shpella për të marrë prova nga lakuriqët që mbartin koronaviruse – me shkencëtarët të veshur pajisje minimale mbrojtëse.
Dhe instituti duket se ka hequr referencën edhe për një vizitë në institut në Mars 2018 të Rick Switchzer, një ekspert i shkencës dhe teknologjisë nga ambasada amerikane në Pekin.
Top Channel