Mësimi në kushte shtëpie vazhdon/ Ministrja Shahini, fotoalbum të nxënësve gjatë procesit mësimor

03/05/2020 16:45

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një album me foto nga nxënës të klasave të ndryshme teksa punojnë dhe mësojnë nga shtëpia.

“Vijon mësimi në kushtet e shtëpisë përmes laptop-it të familjes, telefonit të prindërve apo duke ndjekur orët mësimore të transmetuara në RTSH-1”- ka shkruar ministrja Shahini.

Mësimet nga shtëpia vijojnë të ndiqen në RTSH Shkolla, kanalin e MASR në youtube, në platformën akademi.al, si dhe nëpërmjet platformave të rrjeteve të ndryshme të komunikimit në rrjete sociale.

FOTO GALERI
5/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA