23/11 16:44
Mjeku Marko Barbieri, 56 vjeç, nga Roma, për plot 40 ditë kishte qëndruar në spital, duke luftuar ndaj koronavirusit.
Kur situata duket më e normalizuar në Itali dhe vdekjet kanë qenë më të pakta, krahasuar me javët e kaluara, mjeku është rikthyer në shtëpi për të takuar familjen. Por teksa ka hyrë në pragun e shtëpisë, një surprizë e ëmbël i është bërë nga familjarët dhe fqinjët, të cilët duartrokisnin nga dritaret e shtëpive.
Në momentin që Marko zbret nga makina, fëmijët e tij iu drejtuan me shpejtësi për t’a përqafuar. Ky moment i emocionoi të gjithë, madje edhe fqinjët, të cilët janë parë duke u lotuar.
Top Channel