Ija e Besit i sugjeron për nuse gazetarit një vajzë fshati, “ato të qytetit dalin lakuriq”

03/05/2020 18:42

Me pamjen e sjelljen si  të pjesës dërrmuese të gjysheve shqiptare, Ija Besit (aktorit Bes Kallakut), është kthyer në një figurë të dashur për publikun shqiptar.

Sinqeriteti i saj dhe aftësia për të thënë gjërat “shabllon” nxit kureshtjen e publikut. Gazetari i “E Diell”, Ervin Kurtiti, kaloi disa momente interesante me “Ijen”,  dhe na zbuloi se çfarë bën ajo këtë periudhë karantine. “Ija” na njohu me baçen e shtëpisë, por na mësoi dhe si të bëjmë byrek me hithra.

Sakaq, “Ija” i jep këshilla Ervinit se si gjejë nuse. I sugjeron që të gjejë një gocë fshati, sepse sipas saj janë më të mira se të qytetit. “Nuk rrojnë lakuriq si të qytetit të kallzon (tregon) nëna”, thotë Ija. Po ashtu shtoi me batutë se: “Nuk duhet të dalë lakuriq femra sepse lë pa mend çunat”. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA