Shitja e skuadrës së Romës te grupi Fridkin mbetet gjithmonë një çështje e komplikuar, e si të mos mjaftonte mungesa e futbollit dhe ngadalësimi i tratativave për shkak të koronavirusit, shtohen të tjera probleme.
Aksioneri kryesor Xhejms Palota po përballet me një revoltë nga disa investitorë të vegjël të klubit kryeqytetas.
Këta të fundit kanë nisur një aksion ligjor në një Gjykatë të Delauer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër presidentit aktual të Romës. Ata pretendojnë se Xhejms Palota kërkon ti lërë jashtë të gjitha manovrave të shitjes, duke asgjësuar praktikisht edhe investimet e tyre.
Ortakët e presidentit aktual, duke parë 100 milionë Euro bilanc negativ këtë vit, po shtyjnë për shitjen e menjëhershme por në një xhiro milionash dhe tratativash aspak të lehtë, shtohet edhe padia ligjore. Grupi Fridkin, blerësi i garantuar është momentalisht në pozitën e vëzhguesit por çmimi prej 700 milionësh i fiksuar më parë, mund të pësojë rënie të ndjeshme për shkak të zhvlerësimit të futbollit nga situata e pandemisë.
Top Channel