
24/02 19:13
“PërPuthen” në “E Diell” është vendi i risive, surprizave dhe të papritura.
Të treja këto elementë u bënë bashkë në atë që mendohej të ishte takimi i Edonës dhe Denisit. Por në mënyrë të papritur në vend-takim ishte Gertjoni, djali më i ri i panelit.
Gertjoni kishte ideuar një surprizë për Edonën, e cila atë ditë kishte dhe ditëlindjen. Edona u emocionua nga ky moment, por edhe u sikletos njëkohësisht, sepse Denisi e vendosi përballë një zgjedhjeje, ose të vazhdonte takimin me të, ose të qëndronte me Gertjonin.
Edona, e dyzuar, zgjodhi që të ikte vetë nga takimi, për të mos pasur hatërmbetje. Por Denisi, preferoi të largohej nga takimi dhe ajo vijoi me Edonën dhe Gertjonin.
Top Channel