Boris Johnson dhe Carrie Symonds ndajnë me publikun foton e parë të foshnjës Wilfred Lawrie Nicholas

03/05/2020 10:50

Boris Johnson dhe Carrie Symonds ndanë foton e parë të djalit të tyre të vogël, Wilfred Lawrie Nicholas.

Djali është quajtur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, pasi: Wilfred është emri nga gjyshi i babait të fëmijës, i dyti Lawrie është nga gjyshërit e nënës, ndërsa Nicholas është emri në nder të dy doktorëve Nick Price e Nick Hart, që kuruan kryeministrin nga sëmundja e koronavirusit.

Kryeministri anglez vetëm para pak ditësh doli nga spitali pas kurimit nga Covid-19 dhe kishte shprehur falenderime të mëdha për mjekët që e kuruan.

Edhe bashkëshortja e tij resultoi pozitive me sëmundjen por e kaloi në kushte shtëpie.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA