Lajm i keq nga Gjermania për një rinisje të mundshme të futbollit pas ndalesës së imponuar nga pandemia e Koronavirusit. Në fakt, disa ditë pas rifillimit të stërvitjes së klubeve të Bundesligës, Kolni ka njoftuar se ka pasur tri raste pozitive me COVID-19 të regjistruara brenda këtij klubi.
“Të enjten, Kolni testoi të gjithë ekipin për Koronavirus, si dhe stafin e tij teknik dhe ndihmësit. Tre persona të testuar rezultuan pozitivë, të gjithë pa simptoma . Pas vlerësimit të rasteve nga autoriteti përgjegjës shëndetësor – thuhet në njoftimin për shtyp – të tre personave që dolën pozitivë iu desh të kalonin në karantinë për 14 ditë. Këlni nuk do të zbulojë asnjë emër për të respektuar privatësinë.”
Pavarësisht këtij lajmi të keq, klubi gjerman nuk do ta ndërpresë sërvitjen.“Do të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar, duke pasur parasysh masat e higjienës dhe kontrollit të infeksionit. Parakushti për këtë është që grupi përkatës i njerëzve të testohet më tej, siç kërkohet nga “Task Force Sports Medicine Medicine / Operation Special Game”.
Top Channel