Sekrete të errëta! Tradhtitë dhe intrigat e Dianës, “vajzës së mbrapshtë” dhe mbretërorëve të tjerë

02/05/2020 14:07

Asgjë nuk i shpëton syrit të shërbëtorëve në pallatin Kensington; nga rivalitetet e deri te marrëdhëniet jashtëmartesore.

Megjithatë kur princeshë Diana jetonte në të, gjithmonë mundohej ta fshihte gjithë çfarë ndodhte.

“Përpjekjet e saj ishin të kota”, shprehet një nga shërbyesit më të vjetër, “ne thjesht shtireshim sikur nuk i kuptonim apo shihnim gjërat, por në të vërtetë dinim gjithçka”.

Stafi gjatë gjithë kohë shihte njerëz gjysmë lakuriq që endeshin nepër pallat.

“Princesha Margaret (motra e mbretëreshës), bërtiste gjërat më të tmerrshme dhe nuk i interesonte nëse dyert apo dritaret ishin të hapura dhe të gjithë e dëgjonin”, rrëfen një nga shërbyesit.

Ai vazhdon tregon mbi martesën e princeshës, se si ajo dhe bashkëshorti “konkurronin se kush fjeti me kë”.

“Njëherë besoj se ajo fjeti me një nga shokët e tij dhe ai fjeti me po të njëjtin shok”, kështu që kur ajo i tha: unë fjeta me shokun tënd… ai i bërtiti mbrapsht: të njëjtën gjë bëra edhe unë.”

Çifti u divorcua në 1978 dhe Margaret jetoi vetëm ndërkohë që ishte në lidhje me Roddy Lewelly-n. Kur ata u takuan ai ishte 25 dhe ajo 43 vjeçe.

Sipas shërbyesve martesa e princit Charles me Dianën nuk pati një fillim të lumtur, pavarësisht mitit se ata të dy jetuan të lumtur të paktën vitet e para të martesës, në fakt pati zënka që ditët e para që u vendosën në Kensington.

Kur Charles u zhvendos më 1992-shin, Diana u ndje e lehtësuar dhe e liruar. Ajo e donte Kensington, ishte vendi ku u rritën fëmijët e saj dhe ku ajo e ndje më së shumti e lumtur.

Për pesë vitet e ardhshme, deri në vdekjen e saj, 1997, jeta e Dianës ishte një miks i vetëkontrollit me mendjelehtësinë, si një vajzë e mbprashtë asaj i pëlqente të thyente rregullat e jetës në atë formë sa tmerronte dhe stafin e sigurimit. Diana donte të kombinonte të qenurit superyll me të qenurit një njeri komplet anonim. Asaj i pëlqente të dukej e zakonshme, duke e fshehur identitetin në rroba të zymta.

Pallati Kensington ishte gjithashtu vendi i shumë historive të dashurisë të Dianës. Ajo u fiksua pas Oliver Hoare, aq sa dilte e maskuar për të gjetur mundësinë për ta telefonuar me qindra herë. Por lidhja gradualisht mbraroi. Lidhja e saj e fundit ishte me Dodi Fayed, i cili nuk ishte fort i mirëpritur në pallat. Ndjehej superior, ishte një playboy i fiksuar me statusin e tij.

Në fillim kur Meghan u zhvendos në Kensington, Kate e mirëpriti dhe çiftet shkonin mirë.

“Kate në fakt është ndër mbretëroret më të sjellshme, të cilës nuk ka marrë erë koka, të paktën jo shumë”, shkruhet ndër të tjera në libër.

Por tensionet u rritën sepse Meghan-it i duhej të pranonte se pavarësisht se është dukeshë nuk është e martuar me mbretin e ardhshëm. Ndryshe nga Kate, Meghan po ndikohej dukshëm nga statusi i saj. Në njërën anë dontë të ishte si Diana, princesha e njerëzve, por në anën tjetër donte që njerëzit t’i bindeshin me një të kërcitur të gishtave. Nga një pjesë e madhe e stafit shihej si dominantja në martesë, siç Harry e ka thënë vetë:

“Çfarë Meghan-i do, Meghan-i e merr”.

Ndërkohë mbretëresha e pëlqente Meghani-n, kishte një pikë të dobët për amerikanët qëkur takoi Barack Obamën, të cilin e pëlqeu shumë, aq shumë sa vazhdimisht u kërkon oborrtarëve t’i mundësojnë një udhëtim në Britani tani që nuk është më president.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA