Rrëfehet këngëtari shqiptar: Kam rënë pre e bullizmit, më quanin lopë

02/05/2020 17:06

Këngëtari Dilan Reka ka qenë i ftuar në Pop Culture. Këngëtari dhe gazetarja Kilda Hysenbegasi kanë vendosur të realizojnë një bisedë të veshur me pizhama në lagjen e tyre, duke u përshtat në një mënyrë edhe me njerëzit që i ndjekin nga shtëpia.

Për herë të parë Dilan ka rrëfyer se ka qenë i bullizuar në fëmijërinë e tij, gjë e cila ka zgjatur plot 9 vjet.

“Ajo ka qenë një periudhë jo shumë e lehtë, sepse unë kam qenë fëmijë i shëndoshë. Jo i shëndetshëm por i shëndoshë dhe njerëzit e dinë këtë  pjesë. Jam bullizuar për këtë pjesë, më shanin bol, lopë. Gjëra që vërtetë të lëndojnë por unë vërtet kam qenë karakter i fortë. Madje unë me shaka them që kam qenë i shëndoshë gjithë jetën time, sepse po nuk e more me shaka je i vdekur. Kjo ka ndodhur që na klasë të parë deri në klasë të nëntë. Por edhe kur më ofendonin apo bullizonin unë kam qenë fëmijë i qetë shumë mos kokçarës. NË fakt Brenda isha shumë i ndjeshëm por nuk e shprehja. Përsa kohë që ti bullizohesh, ajo të jep më shumë forcë për të ecur përpara, e ktheva në forcë edhe pse nuk jam ndjerë mirë me veten time.

Madje edhe në kompeticione të ndryshme jam bullizuar për shkak të peshës. Por doja të jepja një mesazh: Askush nuk është më i rëndësishëm se jeta juaj kështu që mos u ndikoni nga askush. Shikoni jetën tuaj dhe vendosni qëllimet tuaja”- ka treguar ai.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta