
Prej kohësh këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është përfolur për një romancë me aktorin e humorit Romeo Veshaj, zëra të cilat ende nuk kanë marrë një konfirmim nga dyshja.
Këtë të shtunë, Jonida Maliqi ka qenë e ftuar në emisionin Pop Culture, ku në një intervistë me autoren dhe moderatoren Dojna Mema ajo ka rrëfyer disa prej gjërave që ndoshta nuk i keni ditur më parë.
Pas ngacmimeve për raportin me Romeon dhe për faktin se kanë qenë së bashku në jug, fundjavën që lamë pas, Jonida është përgjigjur me humor
“Ndoshta i kemi bërë karshillik njëri tjetrit”.
Më tej, Dojna ka pyetur Jonidën nëse beson sërish tek martesa dhe nëse a do të zgjidhte ta bënte sërish.
“Nëse do më pyesje para disa kohësh do të thoja, jo nuk besoj por unë besoj tek dashuria dhe kur dy njerëz duhen e duan të ndajnë jetën bashkë , të krijojnë familje, duan të jenë pjesë e njëri tjetrit dhe të pleqërojnë të dy. Patjetër që besoj dhe do mundohem që ta gjej këtë gjë”.- ka treguar Jonida.
Top Channel