Në verën e vitit 2018, kur CR7 mbërriti në Torino, Marcelo dukej se ishte shumë afër Juventusit. Ishte vetë mbrojtësi i Realit të Madridit që i “sqaroi” këto thashetheme gjatë një bisede në Instagram me Fabio Cannavaron: “Kam dëgjuar se dy vite më parë thoshin që unë kisha nënshkruar me Juven dhe nuk jetoja pa Cristiano. Njerëzit kanë shpikur kaq shumë gjëra, por është mirë kur mëson se shumë tifozë të Juves të pëlqejnë.”
Braziliani e bën ua bën të qartë mbështetësve bardhezi se nuk duhet të kenë pritshmëri të rreme as gjatë kësaj vere.
“Nuk dua të largohem nga Reali dhe mendoj se nuk do të më lejonin. Këtu jam shumë mirë dhe nuk e di nëse Juve me të vërtetë më kërkon.”
Në Madrid Marcelo punon me Zinedine Zidane, për të cilin rezervon fjalët më të mira: “Me punën, përulësinë dhe mirëkuptimin e lojtarëve ne arritëm të fitonim. Kjo e bëri të pabesueshme harmoninë në dhomat e zhveshjes. Të mos harrojmë punën e mëparshme, Ancelotti ishte një i shkëlqyeshëm. Shokët më argëtues? Diarra, Robinho dhe … Cassano.
Lojtari më i vështirë për t’u përballur? Nuk kam luajtur kundër Cristianos, kështu që do të thosha Messi dhe Jesus Navas.”
E sigurisht konsiderata për CR7 është më e larta.
“E kam të vështirë të zgjedh më të mirin, më mirë do të ishte të thosha cili më pëlqen më shumë. Kam luajtur me Cristianon për gati dhjetë vjet, ai është më i miri për motivimin në fushë, për ato që ai bën, për mënyrën se si ai flet. Fatkeqësisht, të dyve na mungon Kupa e Botës.”
Top Channel