Klubet e Premier League duan të çojnë deri në fund sezonin

02/05/2020 12:31

Klubet e Premier Leagues janë gjithnjë e më shumë të vendosur për të çuar deri në fund sezonin futbollistik 2019/2020.

Ideja është që, skuadrat të rikthehen në stërvitje në 18 maj, ndërsa kampionati në 12 qershor Megjithatë, ashtu sikurse edhe në vende të tjera, edhe për futbollin anglez, gjithçka do të varet nga qeveria.

Në Premier League kanë mbetur 9 javë nga fundi i kampionatit dhe ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura dhe sipas kërkesës së orëve të fundit, në fusha neutrale; janë forcat e rendit që kanë bërë një kërkesë të tilllë me drejtuesit e futbollit anglez që do të duhet të zgjedhin stadiume që janë larg zonave urbane siç janë impiantet e Manchester City, Arsenalit apo West Hamit.

Vetë Premier League doli me një komunikatë zyrtare për shtyp ditën e premte pas mbledhjes së zhvilluar mes përfaqësueesve të 20 klubeve të këtij kampionati ku thekson synimin e tyre për rifillimin e kampionatit për ta çuar atë deri në fund, sigurisht kur të ketë siguri dhe me mbështetjen e qeverisë britanike.

Ndërkaq, Premier League duhet të përballet edhe me çështjen e testimit të futbollistëve dhe stafeve teknike të 20 klubeve. Sipas rrjetit televiziv BBC, futbollit anglez do t’i duhen deri në 40 mijë teste për futbollistët e stafin teksa programohet që të luhen 92 ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA