Rusia breshëri raketash dhe dronësh drejt Ukrainës, sulmi vret të paktën 14 persona, dhjetëra të tjerë të plagosur Pas 20 ditëve mungesë, është shfaqur në publik për herë të parë lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un. Sipas medias shtetërore KCNA Kim, Jong Un u shfaq duke prerë shiritin e një fabrike plehrash.
Shfaqja e fundit në publik e udhëheqësit të Koresë së Veriut ishte në një takim të partisë qeverisëse të vendit, në Politburo më 11 prill.
Kim mungoi edhe në aktivitetin e mbajtur në përkujtim të 108-vjetorin e lindjes së gjyshit të tij, presidentit themelues të Koresë së Veriut, Kim Il Sung – i pari nën udhëheqjen e tij.
Në media u përfol gjatë për një vdekje të mundshme të Kim Jong Un kjo pasi në Daily NK me qendër në Seul shkruajti se udhëheqësi i Koresë së Veriut i ishte nënshtruar operacionit në zemër, ku një zyrtar amerikan pa emër që më pas i deklaroi CNN se ata po monitoronin inteligjencën pasi Kim ishte në “rrezik të madh”.
Top Channel