Juventus pro vazhdimit të sezonit, por lojtarët nuk janë kthyer në Torino

02/05/2020 21:55

Kampionët në fuqi të serisë A, Juventus kërkon që kampionati të rifillojë, teksa vullneti i klubit është shprehur edhe nga presidenti i bardhezinvje Andrea Agnelli.

Nuk ka ende garanci të plota në lidhje me rifillim e stërvitjes, teksa pritet edhe miratimi i një protokolli siguria në mënyrë që puna të fillojë.

Një gjë e tillë ka bërë që Juventus të mos ketë mundësi për të rinisur grumbullimin e lojtarëve që ndodhen jashtë Italisë, teksa vonesat që skuadra të nisë stërvitjen mund të zgjaten, pasi tashmë dihet që të gjithë futbollistët që do të rikthen pranë klubeve do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë.

I fundit që është rikthyer është Miralem Pjanic, ndërsa i fundit që u largua ishte De Ligt. Një numër i konsideruar futbollistësh të Juventusit janë jashtë Italisë, me Higuain që është në Argjentinë dhe Ronaldo vazhdon të qëndrojë në Portugali.

Te tjerë lojtarë janë Khedira, Szczesny, Rabiot, Danilo, Alex Sandro dhe Douglas Costa, të gjithë lojtarë të rëndësishëm për skemat e Mauirizio Sarrit. Pikërisht këto vonesa në miratimin e një protokolli dhe një date fikse për rifillim e stërvitjes, mund të penalizojë disi bardhezinjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA