Tregu i ardhshëm të transferimeve në futboll pritet me shumë pasiguri. Klubet nuk janë ende të qartë, ndër të tjera, për paratë që duhet të shpenzojnë për përforcime, por janë të vetëdijshme se të ardhurat e tyre, çfarëdo që të ndodhë tashmë, janë ulur dhe se do të duhet të shtrëngojnë rripat.

Edhe Barcelona është e prekur nga kriza e Koronavirusit e shumë futbollistë “blaugrana” po vëzhgohen nga ekipe të tjera, duke ditur që katalanasit duhet të shesin diçka nga “pasuria” e tyre.  Dhe kjo është arsyeja pse disa klube të MLS po interesohen për Luis Suárez.

Interesimi i klubeve amerikane për ndërkombëtarin uruguaian nuk është i ri. David Beckham, pronari i Inter Miamit, tashmë ka komentuar në më shumë se një rast se do të dëshironte ta kishte sulmuesin e Barçës në radhët e ekipit të tij. Në fakt, vetë lojtari uruguaian komentoi disa muaj më parë: “Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes. Kam kontratë me Barcelonën, por në të ardhmen, është një ligë që më tërheq. Shtetet e Bashkuara janë një mundësi e bukur.”

Uruguaiani, për momentin, nuk duket i gatshëm të ndryshojë ambient. Ai nuk e përjashton mundësibë e trabferimit në Shtetet e Bashkuara, por konsideron se koha e tij në Barcelona ende nuk ka mbaruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA