Izraeli tha se armëpushimi me Iranin përfundon të dielën, reagon Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump nuk ka vendosur afat
Mjekët paralajmërojnë se përdorimi i hidroksilklorinës për të trajtuar koronavirusin mund të jetë i rrezikshëm pasi më shumë se 90 përqind e pacientëve me COVID-19 (të marrë në shqyrtim), të cilët janë trajtuar me ilaçin në fjalë, kanë shfaqur shenja të rrezikshme aritmie.
Nëse ritmet e zemrës mbeten të parregullta për shumë kohë, mund të shkaktohet edhe goditje në zemër. Studiues në Sh.B.A dhe Francë monitoruan me kujdes, përkatësisht 90 dhe 40 pacientë. Në të dyja studimet u vu re se ilaçi shkaktonte “trazira” në rrahjet e zemrës dhe çrregullim të funksionit kardiak.
Mjekët, pacientët dhe Presidenti Trump panë me optimizëm trajtimin me hidroksilklorinë, fill pasi një studim francez sugjeroi se kishte përmirësuar në mënyrë drastike normat e mbijetesës dhe kohën e rikuperimit për pacientët me koronavirus.
Top Channel