Brazil/ Të burgosurit marrin peng rojet në epiqendrën e koronavirusit

02/05/2020 18:37

Të burgosurit në Manaus, qyteti brazilian në Amazona i goditur rëndë nga shpërthimi i koronavirusit, kanë marrë peng disa roje, njoftuan sot autoritetet lokale.

Arsyeja për rebelimin në burgun Puraquequara nuk ishte tërësisht e qartë por mediat vendase tregonin pamje ku raportohet se të burgosurit ankoheshin për nxehtësinë përvëluese në ambjentet e brendshme dhe mungesën e energjisë elektrike.

Në një deklaratë të autoritetit të burgjeve të rajonit të Amazona, ku përfshihet dhe Manaus, thuhej se të burgosurit kërkonin prezencën e shtypit dhe të grupeve të të drejtave të njeriut. Ata nuk kishn informacion për vdekje të mundshme.

Rebelimi vjen teksa epidemia e koronavirusit ka dërrmuar shërbimet publike në Manaus, teksa raportimet thonë se autoritetet po varrosin viktimat në varre masive prej mungesës së hapësires dhe arkivoleve.

Dhuna është e shpeshtë në burgjet e Brazilit, ku grupet e krimit të organizuar ushtrojnë kontrollin ‘de facto’ në institucione.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se qelitë janë aq të mbushura sa të burgosurit nuk kanë hapësirë për t’u shtrirë.

Në janar 2017, rreth 150 të burgosur u vranë gjatë një përplasjeje mes bandave në verilindje të vendit.

FOTO GALERI
3/5
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se qelitë janë aq të mbushura sa të burgosurit nuk kanë hapësirë për t’u shtrirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA