Pasi u shëruan nga Koronavirusi me të cilin u infektuan 2 muaj më parë në Australi, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson po bëjnë pjesën e tyre për të ndihmuar sado pak në tejkalimin e kësaj situate.

Pas shërimit nga virusi mjekët u shprehën se ata mbajnë antitrupa që mund të jenë të dobishëm për studiuesit që kërkojnë të gjejnë kurën e Covid-19.

Hanks publikoi në platformat sociale një qese të madhe ku gjendej plazma e tij e gjakut duke theksuar se do ta dhurojë atë në mënyrë që bëhen kërkime shkencore për të gjetur kurën kundër Koronavirusit.

Të njejtën gjë ka bërë edhe bashkshortja e tij dhe nëse kjo konfirmohet e suksesshme do të jemi më afër gjetjes së një vaksine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA