Rritet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Britaninë e Madhe, në total mbi 27 mijë viktima

01/05/2020 19:38

BRITANI E MADHE- 739 persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ky bilanc tregon se numri i viktimave të Covid-19 në krahasim me ditën e djeshme është rritur me 65 më shumë.

Tashmë numri i viktimave të koronavirusit në Britaninë e Madhe ka shkuar në 27 510. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ndërkohë Qeveria ka tejkaluar objektivin e saj për të kryer 100,000 teste koronavirus në ditë deri në fund të prillit.

Matt Hancock tha se 122,347 njerëz ishin testuar për COVID-19 dje – por deri më tani shifrat kanë përfshirë vetëm teste që kishin arritur në laboratorë.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA