Nëna vrasëse kapet e zhveshur në rrugë pas masakrës ndaj së bijës

01/05/2020 16:56

Një komunitet i voglë në Ukrainë është tronditur nga një tragjedi në të cilën një nënë ka vrarë bijën e saj 13 vjeçare, për të cilën fqinjët thonin se e donte shumë.

Policia është duke hetuar Tatiana Pyanova, 38 vjeçe, patruese nga Kharkiv në Ukrainë, për vrasjen e fëmijës së saj të vetëm 13 vjeçarja Kristina.

Pyanova u arrestua në Kharkiv me një thikë në njërën dorë, dhe një qese plastike me kokën e prerë të së bijës, në dorën tjetër.
Në pamjet e publikuara Pyanova duket duke ecur e zhveshur në rrugë teksa zyrtarët e policisë dhe makinat e patrullës e rrethojnë.

Ajo raportohet se ka kërcënuar me thikë oficerët kur janë afruar.

Trupi i të bijës u gjet më vonë me rreth 20 goditje thike. Fqinjët thonin se Pyanova “e adhuronte” të bijën Kristina.

Policia ishte thirrur nga vëllai i Pyanova, Anton, 40 vjeç, nga Podvirki i cili raportoi se kishte gjetur trupin pa kokë të së mbesës në shtëpinë ku ata jetonin.
Nuk ka pasur raportime për zhurma të pazakonta natën kur besohet se Kristina është vrarë nga e ëma.

Pyanova punonte si pastruese dhe familja përshkruhej si “e varfër”, por kishte një jetë shoqërore normale dhe dyshja dukej një familje e dashur.
Gjyshja e vajzës së vdekur tha për mediat: “Nuk e besoj se Tatiana mund ta ketë bërë, ajo e donte shumë të bijën. Diçka duhet të ketë ndodhur në shtëpi, dikush e ka detyruar”.

Një fqinje tha: “Ato kishin qenë me pushime bashkë, gatuanin për njëra-tjetrën. Tatiana shkonte shpesh në eventet e shkollës së të bijës. Vajza ishte e lumtur, shkonte në shkollë”.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/8
Kristina pershkruhej si nje adoleshente e lumtur

Top Channel