Një “ndihem mirë”, bëri që babai të flinte i qetë atë natë, por ato ishin fjalët e fundit që do të dëgjonte nga vajza e tij 18 vjeçare, e cila disa orë më vonë ndërrojë jetë nga koronavirusi.
Caitlin Whisnat, 18 vjeçe, nga Agoiakago e SHBA-ve, ndërroi jetë në fillim të këtij muaji, vetëm dy javë pasi kishte hyrë në të 18-at e saj. Ndërkohë, babai i saj Jody, i pikëlluar së tepërmi nga kjo tragjedi tha: Unë e telefonova dhe i thash si ndihesh? Më tha jam shumë mirë por pak e lodhur”.
Ndërsa mami i Caitlin, Kristin, u shpreh: “E gjeta atë të vdekur dhe u përpoqa ta ringjallja, por fatkeqësisht pa rezultat”.
Caitlin ka lindur me një mungesë gjenetike imuniteti, dhe u diagnostikua me COVID-19 në fillim të muajit prill. Ajo nuk shkoi kurrë në spital, sepse nuk shfaqi asnjëherë simptoma të forta, por ishte karantinuar në dhomën e saj.
Sakaq, Jody tregon më shumë rreth karakterit të së bijës:
“Ajo ishte e sjellshme, e qetë, e dashur, një fëmijë i mrekullueshëm. Edhe pse vetëm një adoleshente, ajo gjithmonë më ka ardhur në ndihmë. Ajo e donte shumë familjen e saj”.
Për në banesën e fundit, Caitlin u shoqërua vetëm nga rrethi i ngushtë familjarë, për shkak të masave parandaluese të virusit vrasës.
Top Channel