Meta vijon aventurat në Shelegur, ngjitet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë: Pa arratisje…

01/05/2020 17:04

Pas vizitës në lumin Vjosë dhe midis Leskovikut dhe Ersekës, presidenti i vendit Ilir Meta, ka vijuar aventurat në një tjetër zonë.

Së fundmi presidenti është zhvendosur në zonën kufitare të Greqisë me Shqipërinë. Pikërisht në Shelegurë të Kolonjës ku është edhe ‘Piramida 17’ që shërben si ndarje kufiri mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.

“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë. Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë” shkruan Meta.

Prej disa ditësh Presidenti Meta ka zgjedhur të udhëtojë dhe të eksplorojë zona të ndryshme të vendit. Kështu mesa duket Presidenti ka gjetur qetësinë në këtë kohë të vështirë për Shqipërinë ku vendi vijon ende të jetë në izolim për shkak të pandemisë Covid-19, megjithëse kanë filluar masat e hapjes.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA