Make up artisti Sali: Kam dy identitete, si vajzë sillem për të bërë bujë

01/05/2020 15:31

Në emisionin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar make up artisti Sali.

Sali, është vetëquajtur Amber Candy, emër arti, për të bërë sa më shumë bujë. Ai thotë se si e ka treguar veten dhe grimon disa prej VIP-ave. Por në shfaqjen e tij të parë televizive (e cila ishte në Shqipëria Live) dëshiron të promovojë anën e tij femërore. Sali, thotë se ka dy identitete, herë djalë, si Sali, dhe herë vajzë si Amber, dhe sqaron se me të dyja përshtatet mjaft mirë. Edhe pse shpesh vishet si vajzë dhe sillet si një e tillë, Sali thotë se nuk iluzionon dhe se e di që është djalë dhe nuk ka pse e fsheh këtë.

“Nuk dua të iluzionoj, edhe nëse do të ndryshoj gjininë, unë do të jem po Sali. Nëse lind femër je femër, nëse lind mashkull je mashkull”, thotë Sali.

“Amber është një emër arti, sepse emri im është Sali. Gjithsesi është promovimi i parë në televizion dhe thash pse mos të kem dhe unë emrin e artit. Tashmë është shumë e vështirë për të mbizotëruar në rrjete sociale, unë mendova që të futem me pjesë humori. Unë kam qenë grimiere e shumë vipave shqiptarë. Në momentin që unë s’kam bërë asnjë lloj operacioni, e kam lënë fotot që jam djalë, normal që e pranoj që jam i tillë. Unë me publikun doja të kisha këtë lloj marrëdhënie, mënyra origjinale dhe kjo (pra dy indetitete). Momentalisht që nuk kam asnjë ndërhyrje kirugjikale, jam Sali. Unë me veten time gjithmonë kam qenë realist dhe do jem. Në momentin që unë s’kam pranuar të bëj asnjëlloj operacioni, për momentin do të doja të më quanin djalë. Unë kam ardhur nga Vlora, por është pak i ashpër dhe mentaliteti është më i ndryshëm se i Tiranës. Për të reaguar, nuk kanë reaguar keq por kam rënë në sy. Kur një mashkull normal i kishte lidhëset e zeza, unë i kisha mente, kjo bën që të biesh në sy. Unë e kam zgjedhur këtë pjesë për të bërë zhurmë. Çudi te mua do të duket fakti se  ndihem mirë si, me Salin dhe me Amberin, kjo hynë dhe në pjesën e identitetit tim. Në një pjesë të jetës sime edhe mund të kthehem, por dua të jem ky që jam me të gjithë. Normalisht që nuk mund të krijoj atë iluzion, pra nëse lind femër, je fëmër, nëse lind mashkull je mashkull”, u shpreh Sali.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA