Madagaskar, zbulohet fosil i gjitarit nga periudha e dinozaurëve

01/05/2020 09:00

Në shtetin ishull në Afrikën lindore, Madagaskar, është zbuluar fosil i gjitarit nga para 66 milionë vitesh.

Në hulumtimin e shkencëtarëve nga vendet e ndryshme të botës për revistën Nature, është ekzaminuar skeleti i një gjitari që gjendet në veri të Madagaskarit dhe që ka jetuar në të njëjtën periudhë me dinozaurët

Gjatësia e krijesës, fosili i së cilës është i pari i gjetur në mënyrë të plotë brenda atyre që kanë jetuar në kontinentin antik Gondvana, në hemisferën jugore, është sa i një miu.

Gjitari është emëruar nga gjitarët si “Adalatherium hui” (krijesë e çmendur), ndërsa e kanë cilësuar si “çuditshëm” dhe “unik” për periudhën kur ka jetuar.

Sipas gjetjeve, krijesa ka pasur dhëmbë të cilat nuk janë hasur tek asnjë gjitar deri më tani.

Top Channel