Humb gjurmët shqiptari 24-vjeçar/ U largua nga shtëpia më 7 prill, policia gjen makinën e tij…

01/05/2020 13:21

24-vjeçari shqiptar, Arsim Zendeli rezulton i zhdukur nga shtëpia e tij në Grosse Ile në Detroit, që prej tre javësh.

Saktësisht, i riu u largua nga shtëpia më datë 7 prill për të mos u kthyer ende.

“Iku me makinë dhe nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike. Ne e raportuam të humbur në 10:30 në mëngjes. Por policia nuk e mori seriozisht çështjen”, tregojnë prindërit e tij për mediat lokale.

Departamenti i Policisë në Grosse Ile tha se është vënë në kërkim të Zendelit, automjeti i të cilit u gjet në Water’s Edge, një klub vendas, në orën 2:45 të mëngjesit të 8 prillit me dëme të vogla. Familjarët tregojnë se Zendeli mbushi 24 vjeç më 18 prill dhe ata pritën dëshpërimisht që ai të kthehej e të festonin ditëlindjen e tij, teksa ata dyshojnë se Zendeli mund të vuajë edhe nga ndonjë sëmundje mendore.

Policia bëri një kërkim të gjerë me anije me kamera nënujore dhe patrulla nëpër ishull, por pa asnjë rezultat.

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA