FOTO/Mrekullia! Pas gjysmë shekulli, dunat spanjolle nuk kanë asnjë gjurmë këmbësh!

01/05/2020 14:39

Një nga atraksionet më të famshme turistike në Spanjë ka pësuar një transformim të mrekullueshëm, i cili i ka befasuar, e i ka kënaqur njëkohësisht ambientalistët.

Dunat masive të rërës të Maspalomas në Gran Canaria, të njohura në mbarë botën për bukurinë e tyre, tërheqin çdo vit me qindra mijëra turistë çdo vit, shumë prej të cilëve lënë pas shenjat e tyre. Mbrojtësit e mjedisit kanë kërkuar vazhdimisht nga pushuesit, përfshirë britanikët, që të mos e prishin harmoninë e ambjentit me vizatime e iniciale në rërë, ndërsa gjurmët e shumta të tyre mund të shihen qartazi nga lart.

Vetëm një vit më parë, ata paralajmëronin se bukuria natyrore e zonës do të shkatërrohet e do të humbasë përgjithmonë nëse vizitorët nuk “edukohen”. Situata u rëndua aq shumë, sa në aeroporte nisën të shpërndaheshin fletëpalosje me këshilla. Por tani, pas javës të tëra izolimi të Spanjës për shkak të koronavirusit, këto duna kanë marrë një pamje të re të jashtëzakonshme për të cilën ambientalistët thonë se nuk ishte parë prej mbi 50 vjetësh.

Për shkak të mungesës totale të pushuesve dhe vendimit të qeverisë për të mbyllur të gjitha plazhet, dunat e Maspalomas janë në gjendje të pacenuar, ashtu siç i ka bërë natyra, pa asnjë gjurmë apo shenjë të lënë pas nga njerëzit. Ky rezervat i veçantë natyror konsiderohet si një nga sistemet më ikonike të Gran Canaries.

FOTO GALERI
9/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA