Festoi fundin e karantinës/ Vajza bie nga shkëmbi dhe humb jetën

01/05/2020 13:31

Donte të festonte fundin e karantinës me një foto nga maja e një shkëmbi në parkun e Dudenit, në Turqi, por rrëshqiti duke rënë nga një lartësi prej 35 metrash.

Vajza që humbi jetën në aksidentin fatkeq është një 31 vjeçare me origjinë nga Kazakistani, Olesia Suspitsina, që prej disa vitesh ishte transferuar në Adalia, ku punonte si guidë turistike. Parku ku ndodhi ngjarja njihet për bukurinë natyrore dhe ujëvarat e mrekullueshme.

Pas disa javësh e mbyllur në shtëpi, Olesia dhe një mikeshë e saj kishin dalë për shëtitje në park dhe që ta kremtonte këtë moment, ajo qe ngjitur në majë të shkëmbit, por i rrëshqiti këmba për shkak të barit, humbi ekuilibrin dhe ra. E tmerruar shoqja e saj thirri ekipet e ndërhyrjes së shpejtë. Trupi i vajzës u gjet më vonë në ujë nga një skuadër zhytësish.

Turqia numëron deri tani mbi 3.170 vdekje nga Covid 19 dhe 120.200 infektime. Zyrtarët e shëndetësisë atje thonë se piku I sëmundjes u arriti 6 javë pas konfirmimit të rastit të parë. Në vend janë krijuar rreth 6.000 ekipe gjurmimi që kontrollojnë zinxhirin e kontakteve të personave që rezultojnë të prekur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel