Belgët nxiten të kontribuojnë për fermerët duke ngrënë më shumë patate

01/05/2020 21:04

Teksa fermerët dhe përpunuesit e produkteve të tyre po përballen me kohë të vështira prej koronavirusit, qeveria në Belgjikë po nxit qytetaret të hanë më shumë patate të skuqura, pas një ulje të kërkesës gjatë pandemisë.

Belgjika është eksportuesja më e madhe në botë e produkteve të patates, teksa përpunuesit e tyre kthejnë 5.3 milionë ton patate në produkte për t’u skuqur, pure apo patatina, të cilat shpërndahen më pas në më shumë se 160 vende.

Kufizimet e koronavirusit kanë detyruar mbylljen e kafeve e restoranteve, që janë klientët kryesore për patatet e skuqura, duke bërë që kërkesa për to të bjerë në rreth 80%.

“Ne e dimë që belgët i pëlqejnë shumë patatet, të cilat janë pjesë e trashëgimisë sonë, prandaj ju kërkojmë të hani një racion më shumë që ne të përpunojmë më shumë dhe të evitojmë flakjen e tyre”, tha Romain Cools, sekretari i sindikatës ushqimore Belgapom.

Belgapom thotë se në të gjithë botën kërkesa për patate ka rënë me 40%, ndërsa edhe në fqinjët Francë, Gjermani e Holandë janë raportuar probleme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA