Në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja, ditën e sotme ka qenë i ftuar administratorit i ‘Porsche Albania’ Gent Bushati. Ky i fundit është shprehur se situata e krijuar nga covid-19 në Shqipëri ka prekur shumë edhe bizneset që merren me serviset apo shit-blerjet e makinave.
Sipas Bushatit aktualisht kapacitetet tregtare në këtë sektor janë në limitet e veta, konkretisht me 20-30%. Më tej Bushati shprehet se shpreson se tregu të hapet pasi në të kundërt do të kishte pasoja të rënda.
“Aktualisht kapacitetet e treguat automobil janë në limitet e veta duka pasur parasysh shtrëngimet e bëra kundër Covid-19. As biznesi automotiv nuk është përjashtuar. Jemi në kapacitete 20-30%. Shpresojmë që të ndryshojnë duke pasur parasysh nisjen e hapjes së tregut. Ky biznes ka hyrë në një stres në tregun shqiptarë për shkak të pasojave të Covid-19” tha Bushati.
Për sa u përket blerjes së makinave të reja Gent Bushati është shprehur se që nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani është vërejtur një ulje e dëshirës për të blerë. Ndërkohë ai është shprehur se një bizneset që merren me shit-blerjen e makinave kanë humbur duke nisur nga 50 mijë euro tek më të vegjlit deri në 200 mijë euro për më të mëdhenjtë.
“Në kemi dy aktivitete servil dhe shitje të makinave të reja dhe të përdorura. Ne kemi vepruar me dy mënyra. Online, ndërsa për sa u përket makinave të reja , dëshira dhe mundësia është pothuajse zero. Numri total i makinave të reja të regjistruara është rreth 18% më pak se një vit më parë. Nuk është numër i vogël. Pritshmëritë tona ishin më lartë. Kemi vetëm një muaj e pak që përballemi me këtë vështirësi. Por duke iu referuar rritjes së janarit dhe shkurti rënia u trefishua deri në fund të prillit. Po mundohemi të ruamë të gjithë forcën shitëse dhe të shpëtojmë kompaninë. Por çdo biznes tjetër automotiv ka qenë me humbje duke nisur nga 50 mijë euro tek më të vegjlit deri në 200 mijë euro për më të mëdhenjtë. Vetëm për këtë periudhë.” tha Gent Bushati.
Shtyrja e masave izoluese sipas Bushatit do të ishte një rrezik shumë i lartë falimenti për këto biznese.
“Sipas shifrave që përmenda më lartë për disa kompani kjo paraqet një rrezikshmëri të lartë. Janë në të vërtetë në rrezik në vlerësimin e tregut. Unë them që kjo periudhë do të tejkalojë qershorin do të përballemi me faliment. Fillimisht me largime nga puna dhe ndikon në zinxhirin e ekonomik.”
Top Channel