Takimi romantik i arinjve polarë bëhet horror, mashkulli vret femrën që e refuzoi

30/04/2020 19:45

Aurora dukej “e hapur” ndaj Baloo kur ata të dy u njohën me njëri-tjetrin në një kopësht zoologjik në Rusi, por ndryshoi mendje kur erdhi momenti për t’u çiftuar, dhe ai nuk e priti fare mirë.

Aurora ishte zhvendosur 1,900 milje nga Krasnoyarsk në Siberi drejt Izhevsk në Urale, për t’u njohur me mashkullin gjigand Baloo. Pas një nisjeje relativisht të mirë, mashkulli nuk e pranoi refuzimin e femrës dhe e vrau atë papritur para syve të shokuar të kujdestarëve.

Ndoshta një ide për telashe të pritura, jepej në disa pamje të takimit të parë ku ajo shihet që e kontrollon me sy mashkullin, para se të kthehet e të ecë në drejtim të kundërt.

Por megjithatë gjatë dy javëve që kishin qëndruar bashkë ata ishin ngrohur në diell, kishin notuar së bashku dhe Aurora dukej ‘pranuese’ ndaj tij.

Kreu i kopshtit Royev Ruchey në Krasnoyarsk, Andrey Gorban, tha për tragjedinë: “Që në momentin kur ai i shkoi sipër, diçka shkoi keq. Më pas Aurora tregoi karakterin e saj dhe Baloo u tërbua.”

Sulmi agresiv duket se ishte i pari i lloit të tij në gjendje të mbyllur të kafshëve.

Stafi i kopshtit lëshuan ujë dhe qëlluan Baloo me qetësues, por ishte tepër vonë.
Brenda disa sekondave ai kishte masakruar femrën trupvogël.

“Ai ra përtokë nga qetësuesit, por Aurora ishte tashmë e vdekur. Në natyrë mund të ndodhë çdo gjë por në kopshte zoologjikë është hera e parë me arinjtë polarë. Duhet të studiojmë me kujdes atë që ndodhi, si për veten tonë dhe për shkencën. Edhe specialistë të njohur nuk mbajnë mend raste të tjera si kjo në kopshte zoologjike”, tha Gorban.

Ai shton se një mashkull ariu polar mund të vrasë femrën për ushqim dhe jo në periudhën e joshjes .
“Ne kishim ndërtuar dhe ndarjet për këlyshët e tyre të mundshëm, por ky konflikt i mistershëm na preu shpresat”, shtoi kujdestari.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta