28/11 15:31
Koronavirusi ka pezulluar futbollin anembanë Evropës, dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe në shtetin e Gjermanisë.
Gjatë ditës së sotme mediat gjermane raportojnë se sërish është marrë një vendim për të shtyrë ri-nisjen e kampionatit gjerman të futbollit.
Sipas këtij vendimi Bundesliga nuk do të rikthehet të paktën deri më 16 maj.
Liga gjermane është pezulluar që nga mesi i marsit dhe konfirmimi për rikthim pritej të bëhej këtë javë mirëpo siç duket kjo gjë nuk do të ndodhë.
Kujtojmë që më parë, Bundesliga ishte paraparë të rikthehet në fillim të muajit të ardhshëm.
Top Channel