“Të mbrohemi nga kërcënimi rus”/ SHBA i bën thirrje vendeve europiane të NATO-s: Rrisni kapacitetet luftarake 12/02 22:56
Moskë- Kryeministri rus Mikhail Mishustin është prekur nga Covid-19. Sipas asaj që raportohet në mediat ndërkombëtare shkruhet se Mishustin i tha Presidentit Vladimir Putin të enjten se ai ishte diagnostikuar me koronavirusin e ri.
Duke folur në një takim televiziv, Mishustin sugjeroi që Zëvendës Kryeministri i Parë Andrey Belousov duhet të shërbejë tashmë si kryeministër në mungesë të tij. Putin mbështeti propozimin e tij.
Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste me covid-19 dhe 1,073 vdekje të shkaktuara nga virusi.
Top Channel