Kosovë/ Rritet numri i të shëruarve me koronavirus, bie ai i rasteve të reja
30/04/2020 22:48
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar rënia e numrit të rasteve të reja me COVID-19.
Ai në një status në Facebook ka shkruar se nga 243 testime të kryera sot, prej tyre janë 7 raste të reja me COVID-19, teksa 22 qytetarë janë të shëruar.
“Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitive të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave”, ka thënë ministri Vitia.
Top Channel