“Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, Rama u përgjigjet kritikëve: Jeni në vete apo jo

30/04/2020 20:42

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi ‘live’ në Facebook iu është përgjigjur edhe kritikëve të tij dhe të masave që po ndërmerren në përballimin e situatës me Covid-19,

Sipas Ramës vetëm falë këtyre masave që ka ndërmarrë qeveria Shqipëria sot është në këto kushte që sipas tij janë më mirë se në vendet e tjera.

“Jo pse pensionistët, po gratë pse duhet të dalin…? Jo pse… duhet të dalin pa burrat? Hip se të vrava zbrit se të vrava. Janë ata që thonë  pse na informon me facebook pse je fut në facebook, komunizëm me facebook…. Athua se e kam facebookun për sytë e mi të bukur. Se populli këtej popullin andej…..? Jeni në vete apo jo. Lidhje s’kanë as me popullin as me asnjë. Mendjen e kanë pushim” tha Rama.

“Nëse i kemi numrin e vdekjeve për 1 mln banorë,.numrin e shtretërve të zënë dhe numrin e pacientëve mes jetës dhe vdekjes. Kjo nuk duhet që ne të hartojmë se  virusi është këtu. Sapo nxjerrim kokën nga shpia. Në Itali nuk lëvizet ende nga një komunë në një komunë tjetër. As në Greqi nga një perifekturë në tjetrin… Se lexoj ca që thonë jo po bota u hap. Kam folur me kryeministrin e Danimarkës sot dhe bisedat janë në të njëjtat dilema në raport me vendimmarrjen. Nëse lufta merr për keq përgjegjësin e mbajmë ne . Ju lutem këtu nuk luhet dot me zjarrin. Nuk bëhet me të dali ku të dali. “ tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA