Gruaja e infektuar me koronavirus sjell në jetë foshnjën: Kur ai teshtin mendoj se mos është…

30/04/2020 21:09

Një nënë britanike, e infektuar me koronavirus, solli në jetë foshnjën e saj. Clarie Trusson, 37 vjeçe, nga Sutton e Britanisë së Madhe, përjetoi simptomat e para të koronavirusit disa javë më parë.

Gjendja e saj shëndetësore u rëndua së tepërmi, ndërkohë që mjekët e spitalit rajonal St Heilier, e dërgojnë në një dhomë të izoluar, për ta mbajtur larg të infektuarve të tjerë. Clarie, kishte mbetur shtatzëne në gusht të 2019 me anë të fekondimit “invitro”, pasi ajo dhe bashkëshorti Murray Mitchell, kishin dy vite që tentonin për të pasur një fëmijë. Tashmë që djali i tyre ka lindur, Clarie është e shqetësuar se mos infekton dhe të birin.

“Kur ai teshtin, ose bën një klithmë të vogël, mendoj se mos është infektuar me koronavirus. Është e vështirë të kujdesesh për një fëmijë dhe ata nuk e shohin fytyrën tënde, për shkak të maskës”, tha Clarie.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel