COVID-19/ Çifti i të moshuarve ndërron jetë gjashtë orë nga njëri-tjetri

30/04/2020 18:24

Një çift të moshuarish nga Wisconsin i SHBA-ve, humbën jetën nga koronavirusi vetëm gjashtë orë larg njëri-tjetrit. Wilford Kepler, 94 vjeç dhe gruaja e tij Mary, 92 vjeçe, ranë në dashuri në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Që nga ajo kohë e deri më tani kanë kaluar 73 vite, dhe ata kurrë nuk ishin ndarë nga njëri-tjetri, deri në momentin që virusi famëkeq i mori jetën.

“Shtretërit e tyre ishin shumë pranë, teksa ishin të shtruar në spital. Në një moment ata i thanë njëri-tjetrit të dua”, u shpreh një mjek i spitalit, ku u kuruan të moshuarit.

Mary, kishte testuar pozitive me kronavirus më tetë prill dhe ishte karantinuar fillimisht në shtëpi. Gjatë kësaj kohe, Mery, infektoi dhe bashkëshortin Wilford, dhe të dy u dërguan në të njëjtën ditë në spital, shkruajnë mediat e huaja.

Teksa ditët kalonin, gjendja e të moshuarve rëndohej gjithnjë e më shumë, gjersa të dy humbën jetën po në të njëjtën ditë nga COVID-19. Fillimisht ndërroi jetë Ëilford, i cili vuante dhe nga një dëmtim traumatik në kokë, ndërsa Mery ndërroi jetë gjashtë orë pas tij.

“Ata ishin të vetëdijshëm për gjithçka që po ndodhte, ata u ndanë nga kjo jetë në paqe”, u shpreh mbesa e tyre Lameka.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA