Tragjike! 36 të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi në Korenë e Jugut

29/04/2020 16:07

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një kantier ndërtimi në rajonin Gyeonggi, Korea e Jugut.

Si pasojë e një zjarri në këtë kantier kanë humbur jetën 36 punëtorë ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se zjarri shpërtheu në një kantier ndërtimi për depo në qytetin Icheon në Gyeonggi rreth orës 13:30 sipas kohës lokale.

Zyrtarët theksuan se, para zjarrit ka pasur një shpërthim gjatë përdorimit të urethanit i cili është një kimikat që digjet shpejt dhe përdoret në procese të izolimit.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 36 punëtorë ndërkohë janë plagosur 10 të tjerë njoftuan zyrtarët të cilët mendojnë se punëtorët nuk kanë mundur të largohen për shkak se zjarri është përhapur me shpejtësi.

Kryeministri Chung Sye-kyun, ndërkohë u ka dhënë udhëzim autoriteteve për drejtimin e të gjitha burimeve për punimet e kërkim shpëtimit.

Teksa zjarri u shua rreth orës 18:40 sipas kohës lokale, thuhet se ka shqetësime që numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet për shkak se në kantier mendohet se po punonin 78 persona ndërkohë që nuk është konfirmuar se ku ndodhet një pjesë e tyre.

Top Channel