Ditën e sotme në studion e Top Talk ishte i ftuar analisti i njohur Frrok Çupi i cili foli për një aleancë të mundshme Rama-Meta, ku u shpreh se është kategorikisht kundër.
Ai gjithashtu foli edhe në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku Albin Kurti dhe AKR e Pacollit pritet të kalojnë në opozitë me Avdulla Hotin kryeministër.
Denis Dyrnjaja: Si të duket dhe si e ke lexuar këtë flirt virtual politik midis Ramës dhe Metës.
Frrok Çupi: E kam lexuar si një gjë që kam shpresë që mos të ndodhë sepse do të ishte një katastrofë politike në Shqipëri.
Shqipëria ka vuajtur kaq kohë për arsye se nuk ka mundur të ndahet nga e kaluara, nuk arriti të ndahej nga e kaluara komuniste, tani nuk po arrin të ndahet nga e kaluara 30 vjeçare e korrupsionit dhe krimit.
Njerëzit i kishin varur shumë shpresat tek reforma në drejtësi, tek drejtësia bashkëpunëtore me amerikën dhe tek kryeministri Rama si një udhërrëfyes i drejtësisë së re.
Nëse do të ndodh kompromisi midis Ramës dhe Metës kjo do të thotë se është kompromisi midis qeverisë së re, drejtësisë së re dhe korrupsionit të vjetër.
Denis Dyrnjaja: Më duhet të bëj një aneks logjik në këtë arsyetim që ju bëni pasi korrupsioni lidhet me qeverinë dhe jo me presidentin në këtë rast.
Frrok Çupi: Korrupsioni nuk ndodh brenda ditës, nuk ndodh brenda tre vitesh as brenda shtatë vitesh as brenda 10 vjetësh. Korrupsion në Shqipëri është ndërtuar mbi kate, mbi shkallë që nga viti 1990 dhe presidenti përfaqëson klasën më të korruptuar të vendit.
Është ikonë botërore e korrupsionit, mban një parti që është më shumë ushtarake në kërkim të pronave dhe parave të paligjshme se sa një parti politike.
Është një lider që ka hyrë në politikë për arsye të forcës të pagesës së votave.
Top Channel