Qeveria bën amnisti në fundvit, 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi ‘Live’ me qytetarët në rrjetet sociale ka folur rreth situatës së Covid-19 në vend.
Ditët e fundit është përfolur rreth uljes së pensioneve për të përballuar pasojat e Covid-19 por sipas Ramës kjo nuk ka për të ndodhur.
Kryeministri është shprehur se e vetmja mënyrë që të preken pensionet është që ato të rriten dhe jo të ulen.
“Nuk ka ulje pensionesh e rrogash. Jetojmë në një botë të lirë ku mendimi i lirë. Nuk do të ketë për asnjë arsye prekje të pensioneve dhe të pagave. Nëse do të preken do të preken vetëm për tu rritur. Është vërtetë një situatë e vështirë ku transformohet fjala e thënë diku dhe na sulmojnë duke thënë se paskemi një plan për të prekur rrogat.” tha Rama.
Top Channel