“S’do pushoj së foluri”/ Fermeri debaton live me zëvendësministrin Kote: Punoj 12 orë në ditë, të ftoj në një debat televiziv

29/04/2020 14:46

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar fermeri Lati Çela dhe zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote.

Fermerët, këtë periudhë janë duke shitur domaten, e cila është prodhim në fillimin e sezonit të saj. Por si pasojë dhe e situatës, ky perim sipas fermerëve, po shitet nën kosto. Për këtë problematikë ndërhyri dhe zëvendësministri Dhimitër Kote. Ai tha se situata krahasuar me vitin e kaluar, po në të njëjtën preriudhë, është e njëjtë. Por kjo deklaratë e tij u kundërshtua nga fermeri Lati Çela. Ai tha se së bashku me familjen e tij punon 12 orë në ditë, për të prodhuar domate. Por ata, sipas fermerit, janë duke pësuar humbje të mëdha dhe për stabilizimin e situatës kërkojnë ndihmën e shtetit.

Dhimitër Kote: Ky është një vit lufte dhe bujqësia ka ato halucilacionet që ka çdo vit. Janë fermerë të vërtetë me eksperiencë. Domatja ka një ulje, nga 1.000 lekë në 400. Ne furnizojmë tregun e brendshëm por edhe eksportojmë. Domatja ishte 1.000, dhe ka shkuar 400.

Lati Çela: Unë i them zëvendësministrit, po humbjet tona kush i mbulon. Shteti  për ne nuk ka marrë asnjë masë. Thotë fermeri të punojë tokën, si ta punoj unë tokën kur jam unë minus. Unë fermeri i vërtetë, jo ju që flisni në televizione, unë jam fërmeri i vërtetë dhe të ftoj në debat televiziv. Unë nuk do të pushoj së foluri deri sa djersa jonë të shkoj në vend. 12 orë punë në tokë unë dhe familja ime, nuk janë pak.

Dhimitër Kote: Në momentin që thua se shteti se mua s’më ka ndihmuar, unë flas nga mediat nga televizioni. Unë dua të them se vij nga ferma jam fermer dhe e njoh bujqësinë. Unë vazhdoj të kem fermën time.

Lati Çela: Edhe unë kam informacon që je pjesë e bujqësisë. Unë jam i varur nga toka ime ç’a shes do ushqehem unë, të punoj 12 orë në ditë është gjynah.

Dhimitër Kote: Ne këtë fenomen nuk e kemi në Shqipëri. Ne sot krahasuar me  prillin e vitit të kaluar, është më mirë. Me kastravecin ndodhi nga 20 lekë shkoi 80 lekë. Domatja ka kosto prodhimi 280 lekë  për kile. Unë mendoj se fermerët shqiptar nuk shesin nën kosto. Edhe unë dua që mandarinat e mia, që koston e tyre është 300 lekë, të shiten me 800 lekë. Latit unë do t’i jap numrin e telefonit tim, të flasim ne bashkë me të. Nuk e di se ku e dërgon ai prodhimin, nëse nuk ka treg dhe ka nevojë për ndihmën tonë, unë jam i gatshëm.

Lati Çelaj: Unë e eksportoj mallin sepse jam një nga fermerët më cilësorë. Unë e kam tregun, por e kam me 50 lekë, kjo nuk e ka koston kaq. Çmimi është shumë i ulët, jemi në fillim sezoni. Është fillimi i sezonit, dhe është nën kosto.

Dhimitër Kote: Fermeri tha një gjë të vërtetë, që tregu në Evropë bën pushim të shtunën  e të dielën dhe fillon të hënën. Ne kemi ndërhyrë që të mos ketë vonesa të tilla. Përsa i përket orarit të lëvizjes, është një grup në ministri që po merret me këtë problematikë. Kur kemi të gjithë këtë prodhim lëvizja është normale. Megjithatë ne jemi të hapur. Pavarësisht izolimit fermerët kanë nisur aktivitetin çdo ditë. Ne duhet ti themi dsa gjëra të vërteta. Ai fermer po them me aq sa dëgjoj. Mendoj në situatë lufte është në kushte normale, por kjo s’do të bëjë që kjo të jetë një ëoë. Bujqësia llogaritet nga tregu, koha. Mund të ketë rritje, të çmimit me kalimin e kohës.

 

Top Channel