“Prekte sendet në dyqan pa dorashka dhe pastaj tentoi të më përqafonte”/ Arrestohet 33-vjeçari që ngacmoi seksualisht shitësen

29/04/2020 13:46

Policia ka arrestuar një 33 vjeçar nga Kukësi, pasi fillimisht u denoncua se në rrugën e Kavajës pranë një kompanie nuk ka respektuar distancën dhe ka tentuar të përqafojë njërën nga punonjëset.

Por më pas veprimet e tij u kategorizuan si ngacmim seksual shtoi prokurori i çështjes, i cili do ta dërgojë të arrestuarin para gjykatës penale.

I arrestuari quhet Edmond Qenani. Ai u kallëzua pas denoncimit të administratorit të kompanisë pasi punonjëset ishin shqetësuar nga i riu përgjatë javës së fundit thanë burime për Top Channel.

Njëra nga të pyeturat nga policia S. L me detyrë shitëse , tha se i dyshuari që ajo nuk e njihte ” prekte sendet në dyqan pa dorashka dhe pastaj ka tentuar ta përqafojë”.

Ndërkohë eprorja e shitëses B. K. shpjegojnë burimet, duke përmendur materialin policor i ka kërkuar të panjohurit të ruante distancën, por ai ka bërë sikur do hapte çantën duke shtuar “se kishte desinfektant”.

Ky veprim është përsëritur disa ditë ndaj shitëses dhe në këto kushte, stafi ka kërkuar ndihmën e policisë që e ka arrestuar Qenanin për ngacmim seksual.

Top Channel