Policia vret 13 vjecarin që rrinte në ballkon gjatë karantinës së koronavirusit

29/04/2020 21:59

Një djalë 13-është qëlluar për vdekje nga policia teksa qëndronte në ballkonin e shtëpisë së tij gjatë shtet-rrethimit të koronavirusit.

Yassin Hussein Moyo ishte duke shikuar me kuriozitet patrullat e policisë në Nairobi, Kenia, kur një plumb e goditi në bark.
Tashmë vëllai i tij tre vjeçar pyet prindërit nëse policia do ta qëllojë edhe atë, tha nëna e tij për mediat.

Babai i Yassin, Hussein Moyo Molte ishte në shtëpinë e një shoku kur dëgjoi të shtënat, para se e bija të vinte për t’i dhënë lajmi tragjik. Ajo i tha: Kanë qëlluar Yassin, ne ishim në ballkon, policia na ndriçoi me elektrik dhe më pas na qëlluan”.

Yassin ishte dërguar më pas në spital më 30 mars, por fatkeqësisht vdiq prej plagëve të tij.

Babai tha: “Djali im u vra në ballkonin e shtëpisë, ai nuk ishte as në rrugë. Unë e mbështes bllokadën e virusit por polici ka vepruar gabim”.

Nëna e djalosht të vrarë Hadija Abdullahi Hussein tha: “Të gjithë janë në shtëpi por asnjë nuk flet. Ai sillte të gjithë jetën në shtëpi”.

Kenia ka vendosur shtetrrethim nga muzgu në agim më 27 mars nga frika e shpërtimit të koronavirusit.

Inspektori i përgjithshëm i policisë ka premtuar një hetim për vdekjen e Yassin, ndërsa presidenti Uhuru Kenyatta ka kërkuar ndjesë për forcën e tepruar të përdorur nga policia.
Hetimet mbi incidenti vazhdojnë.

FOTO GALERI
2/5
Shokët lënë homazh për djalin e vrarë 13-vjeçar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA