Një miliard litra verë europiane mund të përfundojnë si alkool industrial, pasi pandemia e koronavirusit po godet fort edhe pijet alkoolike.

Deputeti francez Éric Andrieu, nga rajoni i prodhimit të verës Aude, ka paralajmëruar se mbyllja e bareve, restoranteve dhe dyqaneve, e shoqëruar edhe me një rënie te eksporteve, ka shkaktuar një grumbullim të madh të verës. Kjo ka çuar në më shumë verë sesa mund të përballen vreshtat.

“Distilimi”, sipas tij, “është një alternativë, sigurisht më pak e preferueshme sesa shitja e verës, por që do t`i lejojë prodhuesit e saj ta kapërcejnë disi situatën dhe të jenë në gjendje të vazhdojnë punën në vreshta në 2020-tën”. Andrieu i bëri thirrje Komisionit Europian të ndërhyjë, duke paralajmëruar se situata mund të ketë “pasoja serioze” për punësimin.

“Komisioni Europian i ka mjetet ligjore dhe financiare për të ndërhyrë në treg në kohë krize. Nëse nuk e bën tani, atëherë prodhuesit e vegjël rrezikojnë të dalin nga biznesi”, tha ligjvënësi për “The Times”, ndërsa shtoi se aktualisht, ka të paktën 10 milion hektolitra verë të pashitur në Francë, Spanjë dhe Itali.

Kriza e koronavirusit ka shkaktuar një rënie të vëllimit prej 30 për qind dhe 50 për qind të vlerës në tregun e verës në Bashkimin Europian, dhe këtë javë qeveria e Emmanuel Macron, me ndihmën e Romës dhe Madridit, i kërkoi KE-së që të aprovojë një program “distilimi” për kohë krizash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA