Numri i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 ka tejkaluar shifrën 226 mijë persona. Ndërkohë së fundmi në mediat ndërkombëtare janë publikuar disa pamje në laboratorin e Wuhanit ku mendohet se shpërtheu pandemia që po gjunjëzon botën.
Këto pamje i përkasin medias shtetërore në Kinë ku tregohet se shkencëtarët në laborator po studiojnë në një koronavirus të ri që është gjetur tek lakuriqët e natës. Pamjet janë publikuar për herë të parë në vitin 2018 nga CCTV në Kinë dhe tashmë janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet duke marrë mijëra reagime.
Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Shi Zhengli, një studiues kryesor nga instituti, u tha gazetarëve se patogjeni i paraqitur në pamje ishte i ndryshëm nga ai i koronavirusit që ka shkaktuar pandeminë. Pamjet e CCTV u filmuan në Institutin e Virologjisë Wuhan, që është në varësi të Akademisë së Shkencave Kineze.
Ky Institut mban më shumë se 1.500 lloj virusesh vdekjeprurëse dhe është bërë qendra e polemikave në mes të pandemisë.
Top Channel