Çfarë do të ndodhë me Universitetet? Rama: Nesër deklaratë nga Ministria e Arsimit
29/04/2020 17:43
Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët është shprehur se ditën e nesërme do të ketë një komunikim nga Ministria e Arsimit për sa u përket zhvillimeve në Universitet.
Rama është shprehur se ditën e sotme ka pasur një mbledhje me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe ekspertë dhe pas kësaj mbledhje janë marrë disa vendime që do të komunikohen ditën e nesërme.
“Kemi pasur dhe një mbledhje të fundit me shëndetësinë, dhe Arsimin si dhe me ekspertë të arsimit. Nesër do të bëjë njoftimin se çdo të bëhet edhe me Universitetin” tha Rama.
Top Channel