Ditën e sotme në Top Talk ka qenë i ftuar pedagogu Arlind Qorri. Ai u shpreh se qeveria duhet të taksojë ekstra të pasurit.
Arlind Qorri: Pse qeveria një vit më parë duhet të përgjysmonte tatimin e dividendit për më të pasurit. Sikur mos e përgjysmonte sot do të kishte më shumë mundësi.
Denis Dyrnjaja: Por, qeveria nuk e dinte që do përballej me Koronavirusin.
Arlind Qorri: Ato tatimet në mos për Koronavirusin duheshin për shëndetësinë, spitalet e shumë çka tjetër.
E dyta, sot qeveria ka mundësi që të rrisë buxhetin e saj. Mjaftonte që të taksonte oligarkët, ne kemi propozuar një taks, me 5 përqind të këtyre miliarderëve në euro duhet ti shkonin buxhetit të shtetit.
Denis Dyrnjaja: A mund të konsiderohet kjo një shkelje e të drejtave të njeriut që ti më merr mua me një taksim të dhunshëm pasurinë time?
Arlind Qorri: Taksimi nuk është i dhunshëm, do të vinte nga institucioni.
Denis Dyrnjaja: Po e cilësoj të dhunshëm në kuptimin metaforik.
Arlind Qorri: Taksa ka në çdo vend të botës.
Top Channel