Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Britani, Zyra e Statistikave: Ka 52% me shumë të vdekur se numri i dhënë nga qeveria

28/04/2020 17:28
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- 639 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe. Kështu numri total i vdekjeve në Britani ka shkuar në 21 mijë e 731 viktima.

Ndryshe nga dita e djeshme ku u shënuar 360 viktima, numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në Britaninë e Madhe është rritur gjatë 24 orëve të fundit ku janë shënuar 279 vdekje më shumë sesa dje.

Sipas autoriteteve shëndetësore vetëm në Angli kanë humbur jetën 552 persona duke e çuar totalin në 19.301.

70 njerëz të tjerë me COVID-19  kanë vdekur në Skoci, kështu në Skoci numri total i vdekjeve shkon në 1.332.

Po kështu në Uells janë shënuar 17 viktima të tjera nga Covid-19. Gjithsej numri i vdekjeve në këtë vend është 813.

Ndërkohë shifrat e fundit për Irlandën Veriore nuk janë publikuar ende.

Numri i vërtetë i njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19- përfshirë në shtëpitë e përkujdesjes dhe  strehimoret – besohet të jetë më i lartë.

Në vlerësimin e saj të fundit, Zyra për Statistikat Kombëtare në Britaninë e  Madhe përllogariti numrin e të vdekurve deri në 17 Prilli si 52% më lartë se shifra e lëshuar nga qeveria.

Ajo zbuloi se 21 284 njerëz vdiqën nga Covid-19 deri në atë datë, krahasuar me shifrën e 13.917 vdekjeve të pacientëve në spital të shpallur në atë datë. /Sky News/

FOTO GALERI
1/10

Top Channel