Në ditën e 14-të të çdo muaji, disa nga të afërmit e atyre që vdiqën në shembjen e urës Morandi në Genoa, vendosin lule në parmakët pranë vendit të katastrofës.

“Ne jetojmë në vende të ndryshme dhe nuk kemi arritur të vendosim lule aty çdo muaj”, thotë Egle Possetti, të cilit i vdiqën motra, kunati, nipi e mbesa e tij në tragjedinë e 14 gushtit 2018. “Por është një grua nga Genoa që sjell lule edhe për të gjithë ne të tjerët”, shton ai.

Vetëm në mars nuk u punua në rindërtimin e urës prej valës së ashpër të koroanvirusit. Sot qyteti bregdetar italian inauguroi strukturën e re në një ceremoni të drejtuar nga kryeminsitri Giuseppe Conte, pasi blloku i fundit pre 44-metrash u vendos në vend. Vetë ura pritet të hapet për trafikun në korrik.

Puna e rindërtimit nisi në gusht 2019 pas pas shkatërrimit dhe spastrimit të pjesëve të mbetura nga shembja. Por inaugurimi vjen në një moment të rrallë, që simbolizon shpresë në vendin ku rreth 27,000 njerëz u shuan nga pandemia e koronavirusit.

“Genoa është një model për Italinë,” tha sot kryeminsitri Conte. “Ajo na mëson se akti më i madh i dashurisë është kur bashkohemi për të rinisur së bashku. Genoa reflekton dritën që i jep shpresë të gjithë Italisë.”

Struktura e re zgjatet për rreth 1 km përgjatë luginës Polcevera dhe përfshin panele diellore për ndricimin e sinjalikstikës dhe sensorëve të saj.

“Ka qenë emocionale për të gjithë të punonim në një projekt kaq të rëndësishëm, sepse ndanim një ndjesi përgjegjësie për ndërtimin e diçka që zëvendëson diçka që nuk është më, që kishte pasoja tragjike”, tha një nga drejtuesit e konstruksionit, Stefano Mosconi.

FOTO GALERI
1/5
Ura e shembur ne tragjedinë e 14 gushtit 2018

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA